KV Drita fillon të kompletojë ekipin për stinorin e ardhshëm. “Vazhdojmë me prezentimin e parë për stinorin 2023/2024”, thuhet në njoftim ne këtij klubi.
Ja njoftim i plotë:
Ekipit tonë i qëndron besnike numri 4 e cila shkëlqeu edhe këtë vit në Play-Off, anëtarja e Kombëtares së Kosovës Loresa Avdyli
Loresa sot nënshkroi kontratë 1-vjeçare për Dritën tonë.
Loresa erdhi te Drita para dy vitesh me të vetmin qëllim të fitoj trofe, gjë të cilën e arriti duke fituar Superkupën 2021, Kupën e Kosovës 2022 dhe 2023 si dhe Titullin Kampion 21/22 dhe 22/23. Loresa tani është një ndër lojtaret kryesore që ka Kosova.
Loresa dhe Drita së bashku kanë prapë të njëjtat qëllime që të fitojnë çdo trofe të mundshëm dhe të paraqiten sa me mirë në garat Evropiane aty ku Drita do të merr pjesë.
Loresa luanë në pozitën e Korrektores dhe tani mund te themi lirshëm se është më e mira që ka Kosova.
Karriera e Loresës:
Volejbollin e filloj në moshë të re te ekipi i KV Ferizaj nga Ferizaj duke qenë një nder talentet kryesore te ekipit Ferizaj.
Loresa vazhdoI karrierën në Prishtine te KV M-Technologie duke arritur të fitoj Kupën e Kosovës 2021 dhe duke luajtur në Finale e madhe të Play-Off 20/21 dhe nga shtatori i vitit 2021 u bë pjesë e KV DRITA duke fituar 5 trofetë kryesor. /2LONLINE/