Shkruan: AGRON BISLIMI
Rritja e vazhdueshme e kërkesave për energji dhe kërkesat gjithnjë në rritje të pajisjeve elektrike për më shumë energji, bëjnë që rrjeti elektrik të kthehet në rezerva, në mënyrë që të jetë në gjendje të furnizojë energjinë e nevojshme.
Në një gjendje të tillë, mund të shfaqen probleme të tensionit. Eshtë me rëndësi të madhe që të analizohet stabiliteti i tensionit ku faktorët më të rëndësishëm që mund të çojnë rrjetin elektrik në jostabilitet të tensionit ose në kolaps të tensionit janë ngarkesa dhe mungesa e fuqisë reaktive.
Në anën tjetër, pa këtë rritje të kërkesave për energji dhe të pajisjeve elektrike, vendi ynë ka mungesë furnizimi me energji edhe gjatë verës, e shumë më tepër gjatë dimrit.
Tarifa nga ZRRE prej 800 kW ka bërë që konsumatorët të kursejnë një pjesë të energjisë, ashtu që fatura të mos jetë e fryrë, në anën tjetër pagesa nga qeveria e një përqindjeje të caktuar nëse shpenzimi është më i ulët se ai i muajit të njejtë të vitit paraprak.
Në këtë drejtim, në trekëndëshin KEDS/KESCO – qeveri- konsumator nuk ka humbës, fitimet janë sipas renditjes, pasi furinzuesit me rrymë nëse e paguajnë atë energji të kursyer nga konsumatorët, në kohën e pikut do t`i kushtonte 10 fish më shtrenjtë, ku furinzuesit me rrymë (KEDS) e ka për obligim furnizimin me energji elektrike me kualitet dhe kuantitet (cilëi dhe sasi).
Në funksion të menaxhimit të energjisë dhe shfrytëzimit racional të saj është me rëndësi kursimi 400 kWh në muaj nga familjet, që përkthehet tutje në kursim domethënës për pikun maksimal të energjisë së nevojshme gjatë dimrit.
Kuptimi i konsumit te energjise elektrikeKërkesa (demand) për energji është në kW, konsumimi i energjisë shprehet në KWh.
- Kerkesa ditore Nëse konsumojne energji ekektrike 50kWh në dite, psh. nëse kërkesa ditore për energji elektrike është 5kW, e shumëzojmë me numrin e orëve të pajisjve elektrike brenda ditës, psh 10 orë, 5kWx10h na jep kerkesën ditore prej 50kWh. Pra 5kW (shumëzojmë fuqinë e pajisjeve në W me numrin e orëve të të gjitha pajisjve që brenda ditës janë aktive) dhe marrim (5kW x 10 h = 50kWh në ditë).
- Kerkesa mujore Nëse kemi një kërkese ditore të konsumit të energjisë ekektrike prej 50kWh/ditë, e shumëzojmë kërkesën ditore me ditët e muajit dhe na jep konsumin tonë mujor (50kWh x 30ditë =1500 kWh / muaj).
Çmimi i energjise elektrike Psh. Me 5 dhjetor të këtij viti është paguar 1MWh mbi 400€, qe i bie 1kWh mbi 0.4€/kWh, ndërsa ne në tarifën A1-B1, paguajmë për 1kW 0.0289 Cent (tarifa e ulët) dhe 0.0675 Cent (tarifa e lartë), që mesatarja i bie 10 herë më lirë nga cmimi i paguar më datën 5 dhjetor. Kjo paraqet rritje gati 100 përqind në krahasim me çmimin prej rreth 250 eurosh sa ishte një javë më herët.
Ky trend vazhdimisht i rritjes kaq të madhe të çmimit të energjisë elektrike vjen bashkë me ftohjen e motit. Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë, së fundi ka arritur në mbi 1100 megavat/orë, çka nevojitet që një sasi e konsiderueshme e energjisë elektrike të importohet me qëllim të përmbushjes së kërkesës.
Gjendja e krizës energjetike po bëhet më alarmante për shkak të ngarkesës së sistemit elektroenergjetik në vend-konsumit të madh të energjisë elektrike dhe të çmimeve të papërballueshme të saj në tregun ndërkombëtar. KEDS/KESCO ka realizuar një sërë fushatash ndërgjegjësimi ku u ben thirrje konsumatorëve që të kursejnë në maksimum energjine elektrike, ashtu që të kemi një sistem dhe furnizim të qëndrueshëm elektroenergjetik, në mënyrë që ta kalojmë këtë dimër sa më lehtë. Javën e fundit të muajit nëntor KEDS/KESCO importoi 4 milionë euro energji elektrike.
Se sa janë rritur çmimet tregon fakti që nëse krahasojmë me të gjithë muajin nëntor të vitin 2020, importi i energjisë elektrike ka qenë 2.3 milionë euro. Pra, sivjet importi i një jave po kushton 4 milionë, kurse para dy vitesh ka kushtuar rreth 500 mijë euro apo 8 fish më pak.
Masat që duhet ndërmarrë amvisëritë: Masat e menjëhershme të cilat duhet ndërmarrë janë shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi. Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes. (zëvendësimi i ngrohësin të ujit me ngrohës diellor).dhe përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut) si dhe ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat.
Masat afatgjata që është e nevojshme të ndërmerren janë: Izolimi i objekteve të banimit, me të gjitha elementet që përfshin izolimi dhe zëvendësimi i pajisjeve elektro-shtëpiake jo-efiçente me pajisje efiçente.
Ndërtimi i termocentralit
Në mundësinë e parë që i jepet, qeveria do të duhej të ndërtonte TC e planifikuar për ndërtim, ku pervec që do të mbulohej kërkesa për energji, do të hapej mundësia që të prodhohej edhe për eksport, me të cilën pastaj do të mbulohej edhe kërkesa maksimale për energji. Derisa lënda e parë në Kosovë ekziston, për ndërtimin e tij duhet vetëm të kemi parasysh standardet e ndërtimit, në vecanti pajisjet filtruese ashtu që lirimi i ndotësve dhe gazrave te minimizohet. Lënda e parë është në dispozicion, sikurse te burimet e ripërtërishme që është e lirë apo pa pagesë.
E dimë se lënda e parë e burimeve te ripërtërishme është e lirë, ndërsa termocentralet konvencionale duhet të kenë lëndën e parë, dhe kjo është në favorin tonë marrë parasysh që Kosova është e pasur me linjit dhe një termocentral të ri mund ta furnizojë pa pengesë, në këtë mënyrë do të ketë më të lehtë që për disa vite të mbulojë shpenzimet e ndërtimit të termocentralit.
Një shembull që mund të ndiqet është ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku aplikohet që disa furnizues ofrojnë një zbritje për klientët rezidencialë nëse furnizuesi mund të lidh një njësi telekomandë të energjisë elektrike me pajisjet elektrike në shtëpi (zakonisht sistemin e ngrohjes, ngrohës elektrikë, kondicionerë dhe ngrohës uji).
Ky program i kontrollit të ngarkesës së shërbimeve ndryshe quhet edhe menaxhimi i ngarkesës. Furnizuesi mund të aktivizojë dhe fikë në mënyrë periodike ngarkesa të mëdha të pajisjes për të ndihmuar në uljen e kërkesës.
Për periudha të shkurtra kohore, shumica e konsumatorëve kanë pak ose aspak ankesa. Kjo tarifë ofron një zbritje për konsumatorët që pranojnë të lejojnë që furnizuesi t`i fikë, sistemin e ngrohjes -kaldajat, ngrohësit elektrikë të ujit ose kondicionerët e tyre për periudha të shkurtra gjatë orëve të pikut. /2LONLINE/