DYLON

Gagica: Mirë se erdhët në radhët e Aleancës, çlirimtarë!

Gagica: Mirë se erdhët në radhët e Aleancës, çlirimtarë!
Avatar photo Redaksia

“Përveç në uniformën çlirimtare, djem të zotë e atdhetarë kanë vendosur të japin kontributin e tyre për të mirën e shtetit dhe të kombit duke u rreshtuar në vizionin e AAK-së në Gjilan dhe zyrtarisht krah Ramush Haradinajt”, ka shkruar në profilin e tij, Nazim Gagica, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan.

Ja postimi i tij i plotë:

EkoHigjiena

Përveç në uniformën çlirimtare, djem të zotë e atdhetarë kanë vendosur të japin kontributin e tyre për të mirën e shtetit dhe të kombit duke u rreshtuar në vizionin e AAK-së në Gjilan dhe zyrtarisht krah Ramush Haradinajt.

Tanimë nuk ka dilema se Aleanca është alternativa e vetme që krijon e zhvillon, vepron e integron, subjekt që mban fjalën dhe prioritet e ka interesin qytetarë e shtetëror.

Aleanca çdo ditë po fuqizohet, sepse është subjekti i vetëm që ka krijuar strandard të ri në qeverisje, kudo, në qeverisjen qendrore dhe atë lokale.

Aleanca mbetet subjekti më transparent, po ashtu i hapur për të gjithë ata që kanë ide, ndjenja kombëtare e dashuri për vendin.

Aleanca është e hapur sepse është e pastër.

Mirë se erdhët në radhët e Aleancës, çlirimtarë!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.