Një javë më parë Policia ishte informuar nga një qytetar se ka dëgjuar bisedën mes disa burrash në një lokal në Prishtinë, ku flitej për dhënien e një shume parash për vrasjen e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, si dhe për blerjen e armëve, ka mësuar “Koha Ditore”.
Në tavolinë ka pasur biznesmenë që merren me biznese të ndryshme, duke përfshirë ndërtimet, tregtinë dhe biznesin e karburanteve.
Policia dhe Ahmeti kanë konfirmuar këtë informacion
Burime nga Policia kanë shpjeguar për gazetën se personi që kishte dëgjuar bisedën në një restorant në Prishtinë punon në institucionet e Kosovës. Ai i ka treguar një anëtari të LV-së për këtë, i cili menjëherë ka shkuar në Polici, shkruna “Koha Ditore”.