Qyteti i Amsterdamit po i merr përsipër borxhet e rinisë së tyre si përpjekje për t’i çliruar njerëzit që janë duke dashur të hyjnë në punë ose për t’u arsimuar. Kreditorëve do t’u jepen 750 euro si një nxitje për ta kaluar borxhin në bankën komunale. Të rinjve po ashtu do t’u anulohen borxhet nëse ata përfshihen me sukses në trajnime ose në ndonjë program arsimor.
Rritja e huamarrjes në mesin e rinisë holandeze – trendi i bërë jehonë edhe diku tjetër nëpër Evropë, përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar – thuhet se po qëndron në rrugën e tyre, por sipas projektit provues të këtij qyteti, një bankë komunale do të negociojë me kreditorët për t’ua blerë borxhet.
Projekti i transferimit të borxhit do të fillojë në shkurt. Secilit person në skemë do t’i jepet një trajner me të cilin do të përgatisin një “plan udhëzues”.
Qyteti beson se të rinjtë me të ardhura të paqëndrueshme shpesh e kanë të pamundur të ristrukturojnë financat e tyre dhe të bëjnë ri-pagesat e nevojshme.
Sipas shifrave zyrtare, më shumë se një e treta e rinisë së Amsterdamit në mes të moshës 18 dhe 34 vjeç kanë borxhe. Borxhi mesatar studentor në Holandë është rritur nga 12,000 euro në vitin 2015 në 13,000 në 2019. Numri i individëve me borxh studentor është shtuar gjithashtu, duke u rritur për 388.00, duke arritur në 1.4 milionë.