Me pak fjalë, SHBA-ja do t’i shkelte ato, shkruan Business Insider. Veçanërisht nëse SHBA-ja do të tërhiqej prapa në kontinentin e saj dhe të qëndronte aty.
Së pari, SHBA-ja ka marinën më të madhe në botë. Me anijet që bartin 3,415,893 tonë, masa e marinës së SHBA-së është më e madhe se bashkë tetë marinat e tjera më të mëdha në botë.
Edhe anijet amerikane, si tërësi, janë më të avancuara teknologjikisht sesa ato të vendeve të tjera. Për shembull, Amerika ka 10 aeroplanmbajtës të avionëve bërthamorë, ndërsa i 11-ti është në ndërtim e sipër.
Dhe krejt kjo fuqi është pa rojet bregdetare të SHBA-së, të cilat nuk janë forcë ekspeditash, por mund të përdorin C-130-sha dhe platforma të tjera për t’i dhënë marinës më shumë sy në hapësirat e betejës.
Operatorët e saj kundër terrorizmit mund të mbrojnë udhëheqësit e qeverisë dhe të sigurojnë portet amerikane. Kështu që ta sulmosh Amerikën përmes ujit është me të vërtetë një ide e tmerrshme.
E dyta, fuqia ajrore e SHBA-së është më e forta në botë. Momentalisht, SHBA-ja ka rreth 14,000 aeroplanë dhe helikopterë të shpërndarë nëpër pesë shërbime. Kjo i bie se SHBA-ja ka më shumë aeroplanë se shtatë vende të botës së bashku.
Avioni luftarak i gjeneratës së pestë, që është i vetmi i tillë në botë, F-22, do të bënte patrullime të vazhdueshme ajrore përgjatë kufijve të SHBA-së për të parandaluar çdo inkursion nga bombarduesit e armikut.
Tanket më të avancuara të botës, si Leopard ose Merkava, do të ishin “arra të forta” për t’u goditur. Artileria, aeroplanët dhe këmbësoria e antitankëve do të punonin së bashku për t’i asgjësuar ato.
Ushtarët amerikanë po pajisen me armë që i lejojnë ata t’i shohin armiqtë e tyre edhe nëpër tym e pluhur. Armatura e tyre dhe veshjet e tjera mbrojtëse janë në nivelin më të lartë në botë dhe ende janë duke u përmirësuar.