(2LONLINE) – Asociacioni I Medieve Elektronike të Anamoravës “AMEA” përkrahë interesat dhe kërkesat legjitime të studentëve nga Universiteti I Prishtinës. Studentët gjithmonë ishin promotor I lëvizjeve dhe ndryshimeve pozitiv të çdo shoqërie demokratike. bëhet e ditur përmes një komunikate të këtij Asociacioni.
“Shpresojmë se edhe kësaj radhe studentët do të dalin fitues në kërkesat e tyre legjitime, fillimisht me shkarkimin e dekanit Ibrahim Gashi dhe reformat në Universitetin e Prishtinës. Korrupsioni, militantizmi politik dhe avancimet shkencore pa bazë intelektuale me siguri janë kancer I çdo shoqërie demokratike” thuhet tutje në këtë komunikatë.
“Luftimi I këtyre dukurive negative pa prapavija politike, me siguri janë të dobishme dhe bazament për çdo shoqëri të organizuar dhe demokratike. Shpresojmë se burokracia universitare do të kuptoj se individët nuk janë të rëndësishëm. Një akt moral I dorëheqjes nga posti I dekani, me siguri do ti hap edhe dyert e reformave në këtë kult të diturisë. Duke kuptuar përkrahjen ton si akt jopolitik shpresojmë në zhvillime pozitive ,pa skena të dhunshme nga policia shtetërore”, përfundon komunikata në fjalë. /2lonline/