Ambasadori gjerman në vendin tonë, Jorn Rohde, ka uruar presidenten në detyrë, Vjosa Osmani, për zgjedhjet siç i quajti te suksesshme. Rohde shkroi në Twitter se votuesit u përcaktuan për ndryshime, ndërsa tha se në takimin që pati me Osmanin kanë diskutuar edhe për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit.
“Urova Vjosa Osmanin për zgjedhjet e suksesshme. Votuesit dhanë një mandat të fortë për ndryshim. Ne diskutuam formimin e qeverisë, zgjedhjen e presidentit dhe prioritetet, përfshirë sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, dialogun e lehtësuar nga BE. Ne të dy nënvizuam partneritetin ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës”, shkroi Rohde.
RTKlive