DYLON

Ministri Zemaj dhe ambasadori gjerman Rohde marrin pjesë në dorëzimin e donacionit me mjete mbrojtëse kundër Covid-19

Ministri Zemaj dhe ambasadori gjerman Rohde marrin pjesë në dorëzimin e donacionit me mjete mbrojtëse kundër Covid-19
Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në IKSHPK të një kontingjenti të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, dedikuar SHSKUK-së dhe institucioneve shëndetësore si përgjigje kundër Covid-19.

Kontigjenti që përmban 17 000 maska respirator FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH), 5500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3700 litrave me dezinfektues, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë.

Ministri Zemaj vlerësoi lart kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vet BE-së në asistencën dhënë Kosovë për luftimin e Covid-19, teksa theksoi se MSh dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës janë mirënjohës për këtë përkrahje të cilën do ta manifestojnë me angazhim konkret kundër Covid-19.

EkoHigjiena

Ambasadori Rohde tha se ky është një kontribut nga shteti gjerman për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor, ndërkohë që këshilloi qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe të zbatojnë masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.