Ambasadori amerikan në Serbi, Kajl Skot dhe zëvendësi i kryeshefit të Shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Jovica Draganiq kanë vizituar bazën e ushtrisë serbe “Jug”, njofton gazeta Politika, transmeton Titulli.com.
Skot dhe Draganiq kanë marrë pjesë në trajnimin e përbashkët të njësisë inxhinierike të Ushtrisë së Serbisë dhe komandës evropiane të forcave ushtarake të SHBA-ve.
Duke falënderuar ambasadorin e SHBA-ve në mbështetjen dhe pajisjen e bazës “Jug”, Draganiq ka thënë se trajnimi i njësisë inxhinierike është realizuar në tërësi.
Ambasadori Skot ka thënë se ky trajnim është një hap para përgatitjes të kësaj njësie për operacionet paqësore.