Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës teste rapide Atigjen në vlerë prej 476 mijë dollarë.
Asociacioni i Komunave të Kosovës bënë me dije se Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës Teste Rapide Atigjen në vlerë prej 476.000$ me përkrahjen e programit për Ndihmë Humanitare #EUCOM.
Testet do të lehtësojnë testimin e shtuar në shumë komuna të ndryshme.
“Koloneli Steve Rose dhe Majorja Courtney Olson ishin të pranishëm gjatë këtij dhurimi së bashku me Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës”, është thënë në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës. /2LONLINE.com/