Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka bërë thirrje që të punohet së bashku për të ulur lakoren e infektimeve me Covid-19.
Kjo ambasadë ka deklaruar se disiplina është e nevojshme që të kthehet normaliteti në Kosovë.
“Ne duhet të punojmë së bashku për të ulur lakoren në Kosovë. Disiplina dhe solidariteti janë të nevojshme për të kthyer Kosovën përsëri në punë. Rri në shtëpi dhe vendose maskën”, thuhet në apelin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.
Nga e premtja do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid në Kosovë. Ato tashmë janë votuar në Qeveri të Kosovës.