/Sot 29 vjet më parë, në luftë të pabarabartë me forcat policore, ranë dy viganët e luftës për çlirim kombëtar, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu/
E kam njohur në kohë të vështira Afrimin, në kohën e vlimeve shqiptare. Syzet e tij sot më duken se reflektojnë lirinë e Kosovës, lirinë e shqiptareve.
Nga Izmi Zeka
Ishte i ri, moshë djaloshare ku ai së bashku me Fahriun dhe Fadil Vatën ishin tre figura që i jepnin elan luftës për liri.
Afrimi nuk ishte si të tjerët, ai kishte zgjedhur rrugën që herët dhe sot më duket se po e shohë duke thënë ejani të ecim para, s’ka jetë pa lirinë.
2 nëntori i vitit 1989 kur vlonte në Kosovë gjithçka Afrim Zhitia me Fahri Fazliu ishin dysh në një, apo dysh në një emër dhe nuk dinin çka është frika.
Sikur Perlati dikur në Shkodër e sikur Vojo Kushi në Tiranë tani sot ku është kodra e trimave ishte një përballje e jetës më vdekjen.
Dy të rinj, para një force ushtarake e policore, u përballen pamëshirshëm për t’i dhënë kuptim jetës.
Ikën 29 vjet dhe sikur më memoria më kthehet atje, aty ku ranë dy të rinjtë që i dhanë kahe Kosovës.
Ata ranë si Rexha e Nuhiu duke kënduar për dëshmorët. Ranë për të qenë të pavdekshëm deri në përjetësi.
Afrimi sot më duket i gjallë bashkë me Fahriun në shtatore vendosur.
I kam njohur, tani qenka vështirë të shkruhet. Amanet na e lanë kombin andaj kombi nuk ka alternativë.