Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama, sot iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ajo u bë kësisoj pjesë e rrugëtimit tonë të fuqishëm drejt fitores së madhe, fillimisht nëpër komunat e Kosovës dhe më pas në gjithë Kosovën, thuhet në një komunikat të lëshuar nga LDK.
Deputetja Lama do ta japë kontributin e saj të mëtejmë si anëtare e Grupit Parlamentar të LDK-së, duke ndikuar në forcimin e mëtejmë të këtij grupi dhe, përmes tij, në konsolidimin e mëtejmë të demokracisë së mirëfilltë në jetën institucionale e politike në Kosovë.
Deputetja Lama deri tani ka qenë deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline/