Drew Pinsky që udhëheq një emision në Shtetet e Bashkuara, ka shfaqur para publikut dy mëlçi – njërën të njeriut normal dhe tjetrën të një personi që ka vdekur nga cirroza.
Organi i shëndoshë, duket i pasur dhe me ngjyrë kafe në të kuqe – në krahasim me të, organi tjetër duket sikur i mykur, ndërsa ka pjesë të zeza që i rrethojnë shenjat.
Audienca dëgjohet që thërrasin të rrëqethur, në momentin që prezantuesi e shpalos mëlçinë, që ka gjendje të rëndë. Në të njëjtën kohë, njëra nga binjaket që ishin marrë për të asistuar, përlotet dhe është gati të shpërthente në vaj.
Më ketë rast, është kërkuar që të kontrollohet konsumi i alkoolit, të jetë sa më i rrallë dhe në sasi të vogla, pasi është shkaktari kryesor i cirrozës dhe shumë sëmundjeve tjera.