/2L ONLINE/ – Aktualisht Gjilani ka një ish kryetar komune dhe kryetarin aktual, ndaj të cilëve Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka të ngritur aktakuzë për vepra penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar, për krim të organizuar dhe korrupsion. Në listë të aktakuzës janë po ashtu edhe shumë zyrtarë komunal.
Avdyl Aliu, shefi Grupit të Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, i pyetur nga Portali 2LONLINE, si cili është komenti i tij për faktin që Gjilani është qeverisur dhe po qeverisët nga kryetarët që kanë aktakuzë, është përgjigjur se duhet lënë organet përkatëse ta bëjnë punën e tyre, për të cilën janë të thirrur.
“Duhet lënë prokurorinë ta bëjë punën e saj”, ka thënë Aliu. Sipas tij, aty ka njerëz profesionistë që e dinë punën e tyre dhe se duhet sa më shpejtë të vije deri te e vërteta. Krejt, çfarë ka kërkuar Aliu, është që prokuroria të jetë azhure, të punojë sa më shpejtë që të qartësohet kjo çështje në mënyrë që mos lëmë mundësi për mjegull në opinion.
Aliu ka thënë se i besojnë organeve të drejtësisë dhe shpresojnë se kjo çështje do të qartësohet sa më parë që është e mundur për të dalë e vërteta. /2L ONLINE/