Avdyl Aliu, shefi grupit të këshilltareve të LDK-së në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Gjilanit ka thënë se e vlerësojnë shumë Komitetin Emergjent për Përcjelljen dhe Marrjen e Masave për Parandalimin e Përhapjes së Koronavirusit Covid 19.
“Komuna e Gjilanit vlerësojmë se ka reaguar me kohë duke e themeluar Komittetin Emergjent dhe vet përbërja e këtij Komiteti Emergjent ka rezultuar në një sukses të kënaqshëm të angazhimit të tyre. Në fillim kur e kam parë përbërjen e këtij komiteti sinqerisht kam dëshiruar që pjesë e këtij të jetë edhe kolegu ynë dr. Xhevat Demiri si një profesionist i dëshmuar ndër vite në të gjitha situatat dhe fatkeqësitë që kemi pas sidomos në menagjimin e situatës në helmimet e nxënësve vite më parë. Mirëpo më vonë me rastin e interesimit personal e kam kuptuar se këto Komitete jan themeluar sipas udhëzimeve të nivelit qëndrorë , por që Dr. Xhevati ka vazhduar të jap kontributin e tijë gjat gjithë kësaj kohe drejtërdrejt duke u shfaqur edhe në rrjetet sociale përmes video dhe shkrimeve duke dhënë udhëzime dhe këshilla profesionale”, ka thënë Aliu, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ai shtoi se vlerësimi i LDK-së është se në përgjithësi është bërë një punë e shkëlqyer duke qenë kështu gjithmonë një hap para komunave të tjera, këtë e ka thënë edhe vet ministri Vitija me rastin e vizitës në Gjilan.
Aliu tha tutje se në gjithë këtë sukses padyshim që meritat e mëdha janë të qytetarëve të komunës për lojalitetin e treguar gjatë kësaj kohe në funksion të respektimit të masave dhe udhëzimeve të institucioneve edhe qëndrore edhe komunale.
Sipas tij, është për tu përshëndetur pastaj roli i Policisë së Kosovës, FSK-ja, Institucionet Shëndetësore, Bashkësitë Fetare, Bizneset dhe qytetarët për zemërgjerësinë e ofruar dhe për solidaritetin e treguar në ndihma ushqimore dhe sanitare për nevojtarët.
Respekt të veçantë meritojnë Këshillat e Fshatrave dhe Lagjeve të qytetit për angazhimin e madh që e kanë dhënë në këtë situatë.
“Shumë e qëlluar ka dalë të jetë iniciativa e kryetarit për takimet në bazë javore të Komitetit Komunal me shefat e grupeve politike të përfaqësuar në Kuvend, ku përveç se jemi informuar me rrjedhat e punës së Komitetit Komunal ne si përfaqësues politik edhe kemi pas rast me dhënë kontribut të konsideruar në rastëe të caktuara”, ka thënë tutje Aliu i LDK-së, transmeton 2LONLINE.com.
Siëpas tij, në kohën kur në Kosovë ka vluar politika nga zhvillimet e kësaj kohe dhe kur degradoj pothuajse gjithçka, në komunën e Gjilanit u bënë bashkë pozitë dhe opozitë për të luftuar Pandeminë. Pra respekt të veçantë për opozitën që në këtë kohë hoqi dorë edhe nga roli i të bërit opozitë dhe u vu në dispozicion për të përballur bashkë këtë të keqe.
“Duhet theksuar se aty-këtu ka pas tendenca individuale me prishë këtë imazh të mirë të komunës së Gjilanit me paraqitje aty-këtu , duke I pritur thuajse me gëzim kur paraqitej ndonjë rast dhe për të përdorur fatkeqësinë e rasteve të tilla me qëllim që përmes tyre me gjuajt gurë në komunën tonë dhe në udhëheqjen e sajë. Mirëpo prapë se prapë këto tendenca po them individuale nuk kanë gjetur përkrahje as te subjektet e tyre duke ngelur shumë poshtë në krahasim me lartësinë e punëve të mira të përbashkëta pozitë-opozitë”, ka thënë Aliu..
Sipas tij, në çdo të keqe mundet të nxirret edhe ndonjë e mirë. “Prandaj dua të besoj se nga kjo situatë kemi nxjerrë shumë të mira, e ajo kryesorja shpresoj të jemi mbushë me energji të reja dhe me kreativitet dhe konstruktivitet të cilin do ta aplikojmë në vazhdim sepse shumë kemi nevojë si shoqëri me kalua në një tjetër nivel”, thotë Aliu i LDK-së./2LONLINE.com/