/Fjala e Avdyl Aliut nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Gjilanit, për shënimin e 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së”/
Rrugëtimi qindravjeçar i popullit shqiptar dhe veçanërisht i Kosovës vazhdon edhe sot e kësaj dite. Ky rrugëtim i tëri përmblidhet me tri fjale të cilat në një kohë të lavdishme na i la presidenti historik i Kosovës, DR. Ibrahim Rugova: Liri, Pavaresi dhe Demokraci.
Ky rrugëtim sigurisht që e ka një fund, të cilit edhe po i afrohemi dhe për të cilin shpesh mendojmë se veç e kemi arritur por nganjëherë na ikën dhe na largohet edhe më.
Me shume vuajtje, sakrificë dhe krenari i kemi arritë këto dy të parat, ndërsa kjo e treta edhe pse fillimisht na u ka duke e lehtë dhe gjithnjë kemi thënë se pas këtyre dy të parave lehtë ka me qenë e treta neve tash edhe me sfiduese nganjëherë po na del kjo.
Në këtë rrugëtim ka pas shumë stacione dhe nënstacione të cilat janë karakterizuar me shumë dhimbje, vuajtje, sakrificë, vullnet dhe krenari.
Në datën e sotit, të 25 viteve më parë kemi ndaluar në një stacion të tille të krenarisë dhe sakrificës, ka qenë ky një stacion më ndryshe se të tjerët sepse këtu edhe mori një kthese të rëndësishme e gjithë çështja e Kosovës dhe e përpjekjeve të popullit të sajë.
Për tri dite dhe dy net pandërprerë Jasharrët rezistuan dhe mbrojtjen pragun e shtëpisë dhe të Kosovës duke iu shkaktuar humbje të mëdha armikut, por që edhe vet 55 persona u vranë dhe u sakrifikuan.
Ishin të gjitha gjeneratat aty duke filluar nga fëmijë disamuajsh e deri te plaku Shaban Jashari. Rënia e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari bashkë me vëllain Hamzën dhe të tjerët perveç që i dhanë kahje zgjidhjes së çështjes sp Kosovës edhe më shumë shërbeu si frymëzim dhe shembull se si duhet shteti dhe si duhet sakrifikuar për shtetin.
Më shumë se vuajtje, dhimbje dhe mërzi kjo ngjarje paraqet krenari. Sado me vështirësi dhe me pengesa, amanetin, e jo vetëm të Jasharajve, por të gjithë të rënëve që Kosovën ta bëjmë shtet demokratik dhe prosperues do ta qojmë deri në fund.
Përkulemi në përjetësi para ngjarjeve si Epopeja e UÇK-së, Beteja e Zhegocit dhe të tjerave, që ka shumë si dhe para heronjve dhe të rënëve të shumtë që kemi, sepse ata janë themeli i këtij shteti. Lavdi! /2LONLINE/