(2L ONLINE) – Avdyl Aliu, Shefi Grupit të Këshilltarëve të LDK-së ka shfrytëzuar konferencën e sotme të LDK-së, ku kanë prezantuar aderimin e ri në LDK, të ish këshilltarit republikan Jonuz Hasanit, për ta dhënë edhe një lajm tjetër, që siç u shpreh ai, nderon Gjilanin.
Aliu ka thënë se të hënën Gjilanin do ta viziton kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta. “Kohëve të fundit, si asnjëherë më parë, Komuna e Gjilanit është e vërshuar nga vizita të shumta të diplomatëve, ambasadorëve dhe faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar, ku dhe me këtë rast, ai përmendi se në kuadër të Festave të Nëntorit, ditën e hënë, Gjilanin do të vizitoj edhe Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë zotëri Ilir Meta, ku me këtë rast, Gjilani ndihet i nderuar nga kjo vizitë”, ka thënë Aliu. /2L ONLINE/