Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, Basri Aliu dhe Drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili kanë ndarë sot një falënderim për Prof. Rifat Haxhiun dhe Universitetin e Friburgut.
Këtë falënderim e ka pranuar sot një bashkatdhetar nga Vitia i cili jeton në perëndim dhe pritet që ai të ja dorëzoj atë z. Haxhiu dhe universitetit në fjalë.
Përndryshe Komuna e Vitisë, ka pranuar vitin e shkuar një donacion me kompjuter nga Universiteti i Friburgut.
“Dua të falënderoj Profesor Haxhiun që ka mundësuar donacionin me kompjuterë nga Universiteti i Friburgut. Natyrisht se donacionet e tilla janë të mirëseardhura të cilët ndikojnë pozitivisht në punën tonë”, u shpreh Drejtori Aliu.