Futbollisti i Kosoves, Fidan Aliti ka folur për ndeshjen me Malin e Zi, duke theksuar se nuk mendon për Bullgarinë.
Ai shtoi se në Podgoricë shkojnë për fitore edhe pse kanë respekt për kundërshtarin.
“Ne tani jemi të fokusuar në ndeshjen me Malin e Zi. Nuk do të jetë e lehtë. Kemi respekt për kundërshtarin, por ne i dimë kualitetet tona. Stërvitjet kanë qenë shumë intensive dhe djemtë kanë punuar me përkushtim, prandaj besoj se do të hyjmë në ndeshje me mentalitet pozitiv”, ka thene Aliti.
Ai wshtw treguar optimist dhe ndeshjen patifozw nuk e sheh aspak problem.
“ Ndeshja në Podgoricë pa tifozë? Kam luajtur ndeshje të tilla me Skënderbeun në Ligën e Evropës. Është ndeshje e veçantë sepse çdo zë ndihet në fushë. Megjithatë mund të jetë pozitiv sepse komunikimi mes lojtarëve është më i lehtë sepse s’ka zhurmë të shikuesve dhe kur e mendojmë se luajmë si mysafirë mund të jetë pozitive për ne. Kam plotësisht besim te djemtë tanë. Nëse nuk besojmë në fitore ndaj Malit të Zi ma mirë mos të udhëtojmë fare. Unë besoj fuqishëm se do të kemi gjasa të mëdha për ta fituar ndeshjen”.