“Pas konsultimit me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë tonë, Aleanca Kosova e Re (AKR) Dega në Gjilan, kemi marrë vendim të unifikuar që në raund të dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetar të Komunës së Gjilanit, të mbështesim kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Lutfi Haziri”, ka bërë me dije Arianit Ibrahimi, në emër të AKR-së së Gjilanit.
Ibrahimi, i cili do të jetë pjesë e Kuvendit të ri të komunës së Gjilanit, ka bërë me dije se Kryesia, Kandidatët, një zëri shprehën vullnetin që ta përkrahim pa rezervë Kryetarin z.Lutfi Haziri, si një nga personalitet me më vlerë për qytetin tonë, përmes të cilit erdhën edhe shumë projekte madhore e vitale për qytetin e Gjilanit.
Ai tha se andaj vendosen që të gjithë të bashkuar ti japin mbështetje të fuqishme që edhe projektet që janë në plan të vazhdohen dhe mos të kemi stagnim të tyre.
“Për AKR Dega në Gjilan, nga sot z.Haziri është kandidat i Aleanca Kosova e Re – AKR, me bindjen se nga nesër do të rikonfirmohet edhe për një mandat të jetë Kryetar i Komunës Gjilanit.
Vota e çdo anëtari të Aleancës Kosova e Re – AKR Dega në Gjilan, nga sot konfirmon rreshtim të vullnetshëm të elektoratit të saj për mbështetje të plotë të z.Lutfi Haziri, i cili me datë 14 Nëntor 2021, përmes verdiktit të popullit do të jetë Kryetar i Komunës së Gjilanit”, ka thënë Arianit Ibrahimi në emër të AKR-së së Gjilanit. /2LONLINE.com/