Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, janë përzgjedhur punëtorët më të dalluar nëpër komunat e Kosovës, nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga komuna e Vitisë, është përzgjedhur shefja e Zyrës Ligjore, Albulena Haxhiu, si punëtorja e dalluar për vitin 2020.
Mirënjohjen ia dorëzoi ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës Agim Veliu.
Ndryshe, 23 Qershori -Dita e shërbyesve civilë, në botë ka filluar të shënohet me vendim nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 dhjetor 2002.