“Albin Rexhepi i bashkohet stafit të trajnerëve në shtabin teknik të klubit. Me kënaqësi ju njoftojmë se Albini do të jetë ndihmës trajner i KV Drita (Meshkujt) dhe krahu i djathtë i Fatlum Hajrizit”, thuhet në njoftimi ne klubit të volejbollit Drita nga Gjilani.
Ja njofitmi i plotë i klubit:
Albin Rexhepi i bashkohet stafit të trajnerëve në shtabin teknik të klubit.
Me kënaqësi ju njoftojmë se Albini do të jetë ndihmës trajner i KV Drita (Meshkujt) dhe krahu i djathtë i Fatlum Hajrizit.
Bini dhe Lumi dyshja që punojnë së bashku tash e disa vite do të kompletojnë stafin e trajnerëve për edicionin e ri.
Albin Rexhepi ka të kryer 2 levele të kursit të trajnerëve duke qenë i çertifikuar në Levelin 1 dhe levelin 2 pranë FVK-së.
Ai gjithashtu është ndihmës trajner në Kombëtaren A të Kosovës në konkurrencën e femrave.
Prezantimi i Binit sot u bë nga Presidenti, Besnik Veseli i cili i urojë shumë fat dhe suksese në rrugëtimin për edicionin e ri me ngjyrat bardh e kaltër. /2LONLINE/