“Është evidente se janë rritur pensionet por kjo rritje nuk është e mjaftueshme. Ne do të sigurohemi që të rritim fondet e shtëpive të pleqve gjithandej nëpër komunat e Kosovës, ndërsa është poashtu mjaft e rëndësishme që pensionistët të kenë lëhtësira në jetën e përditshme në shërbime publike si puna e transportit publik. Ne do ta kushëzojmë dialogun me Serbinë me kthimin e pensioneve e kontributeve të grabitura prej sistemit pensional të Kosovës”, theksoi Albin Kurti.
Në ndërkohë pensionistët gjilanas u ankuan mbi pensionet e humbura nga regjimi jugosllav dhe neglizhenca e institucioneve lokale e qendrore, që këto kontribute të kthehen mbrapa. Ata patën mundësi për të bërë pyetje për Albin Kurtin e për të diskutuar për shqetësimet e brengat e tyre.
Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan