Ky trajtim erdhi si shkas, pas paraqitjes së Albin Kurtit në disa televizione, në intervista brenda kësaj jave dhe nga të cilat, për të mos i përmendur se çfarë u tha dhe ku doli më mirë e ku më keq, këshillimi politik vazhdo të jetë çështje emediate.
Nga Zejnullah Jakupi
Nga këndej mund të thuhet; tash e tutje Albin Kurti duhet të jep përgjigje më pak si kryetar i VV-së e më shumë si një pretendent për kryeministër, e nesër edhe si kryeministër. Thënë më shkurtë: Albin Kurti duhet të ketë këshilltarë shumë serioz.
Albin Kurti në ofansivë
Java e parë e paraqitjes së Albin Kurtit në intervista televizive si në KOha Vision, TV-Klan në Shqipëri dhe Kosovë, tregoi se përgatitja e vendimeve thelbësore dhe plasimi i tyre tani e tutje duhet të jetë pjesë e punës së përditshme të ekspertëve, të cilët z. Kurti duhet t´i ketë rreth vehtes. Loja e pushtetit nuk ka të bëjë vetëm me zgjidhjen e problemeve, por ka të bëjë edhe me karrierën e tij politike, por që kryeministri i ardhshëm e sheh atë, pra e sheh vetveten vetëm si kryeshërbëtor i shumë punëve që duhet bërë për ta forcuar shtetin, sistemin e drejtësisë dhe luftën kundër dukurive negative në shoqëri. Edhe Albin Kurtit, do t´i duhej mbështetje në stërvitjen personale për të përmirësuar cilësitë e tij retorike, të cilat duhet të jenë të azhurnuar në mënyrë të arsyeshme ose të përkthehen në një strategji individuale. Mbi të gjitha, fusha e gjerë e PR-së (Public Relation) dhe specialistëve të kësaj fushe, siç është ajo e marrëdhënieve me publikun po bëhet dhe do jetë gjithnjë e më e rëndësishme. Në këtë mes media luan një rol të madh. Këtu ka rëndësi, paraqitja në medie në kohën e duhur deri në përzgjedhjen e garderobës, e cila duket thjeshtë simbolike por tërheq vëmendjen e shikuesëve.
Këshilltarët në rritje dhe agjensitë profesionale
Qeveritë dhe qeveritë mbështeten në këshillat e mendjeve të zgjuara. Shumica e tyre qëndrojnë në sfond – si një pëshpëritës nga rreshti i dytë, si ndihmës të fshehtë në dhomën e pasme të pushtetit. Gjithashtu nga andej shpesh vijnë edhe pasojat “të dëmshme” të këshillave politike të bazuara në interes, të pajustifikuara dhe të pakontrolluara publikisht.
Shumë prej tyre ofrojnë shërbimet e tyre për politikë-bërësit. Këshillimi politik nuk është një manifestim i „zeitgeist-it“, ai gjithmonë ka ekzistuar në sistemet e sundimit. Nga Egjipti i lashtë deri në Mesjetë, pushtetarët mbështeteshin te këshilltarët e besuar. Machiavelli, ndër ta, citohet ende sot. “Konsulenca joformale” filloi të institucionalizohet që nga shekulli 20. Në Gjermani, për shembull, fondacionet kryesisht të financuara nga shteti dhe bota akademike ushtrojnë rolin e ekspertëve. Sidoqoftë, për shumë politikanë, këshillat konsiderohen tepër jopraktike dhe teorikisht sfiduese. Studiuesit shpesh flasin një gjuhë të ndryshme nga protagonistët në parlamentet dhe selitë e partive. Sot, procesi i vendimmarrjes politike, dita ditës, po privatizohet gjithnjë e më shumë dhe procesi i ekonomizimit nuk po mund ta ndalojë as legjislacioni në fuqi.
Fushat e veprimtarisë së konsulentëve tani është aq komplekse sa vet sistemi politik. Marrëdhëniet e ndërlikuara dhe ndërkombëtarizimi në rritje e kanë vështirësuar jetën e përditshme për politikanët, veçanërisht në lidhje me pyetjet ekonomike dhe juridike, përgjigjet kërkohen nga ekspertë profesionistë. Para se të merret një vendim në kabinetin qeveritar ose në parlament, një konsulent i jashtëm vetëm se ka vendosur për një veprim të tillë. Ekspertët ofrojnë mendime, studime dhe komente, ekspertiza në të gjitha fushat e politikave.
Shumica e këshilltarëve rekrutohen, kudo në botë, nga shkencëtarët, ish-gazetarët, zëdhënësit e shtypit, apo politikanët me përvoja politike që duan të tregtojnë dijet, lidhjet sociale dhe përvojën e tyre personale në fushat e caktuara. Gjithashtu është e njohur se deri tani nuk ka trajnime për profesionin si këshilltar politik. Baza e këshillimit politik janë mendje dhe kontakte të zgjuara të akterëve të ndryshëm.
Në vendet perëndimore, në veçanti, gjithnjë e më shumë ka kompani, institute të cilat ofrojnë shërbimet e tyre këshilluese. Kjo gamë përfshijnë qeveri, pjesëtarë të administratës, politikanë profesionistë, si dhe organizata ndërkombëtare, kompani nga sektori privat, ose shoqata. Prandaj, disa vëzhgues paralajmërojnë kundër ndikimeve negative të kulturës ose orientimit politik dhe ideologjik të ekspertëve.
Parasëgjithash ata duhet t´i njohin proceset politike, ta përkrahin demokratizimin e shoqërisë, dhe në një mënyrë ata do të duhej t´i parashikojnë ngjarjet që do të pasonin më vonë. Gjithashtu konsulentët, në disa raste, siç është dëshmuar edhe në Kosovë dhe Shqipëri, kanë përshpejtuar më tej në humbjen e rrëshqitshme të orientimit politik dhe largimin e vëmendjes nga problemet reale të shoqërisë.
Shumica e analistëve e shohin zhvillimin më pak të ngazëllyer. Modelet e vendimmarrjes politike janë sot aq komplekse saqë teza e politikanit si “marionetë e augurëve” të tij vështirë se mund të mbahet. Profesori i Politikave Ndërkombëtare në Universitetin e Lirë të Berlinit Klaus Segbers thotë se Këshilltarët politikë nuk mund ta rikrijojnë botën, por duhet të lëvizin midis kufijve të ngushtë, pra ta nxjerrin atë më të mundshmen egzistuese.
Këshilltarët e padëshirueshëm dhe ata të mirë
Siç e thamë, shumica e konsulentëve politikë qëndrojnë në sfond – si një pëshpëritës nga rreshti i dytë, si ndihmës të fshehtë në dhomën e pasme të pushtetit. Gjithashtu nga andej shpesh vijnë edhe pasojat “të dëmshme” të këshillave politike. Këtu duhet dalluar tre lloje të tyre; këshilltari demonik, ai skeptik dhe euforik.
Këshillimi i demonikut bazohet në interes, në paraqitje demokratike të pajustifikuara dhe të pakontrolluara publikisht – lobim, nepotizëm dhe korrupsioni – i cili mundohet ta evitojë „errësirën“, por në të njëjtën kohë mundohet të ofrojë një portret me ngjyra të një këshilltari të padëshirueshëm, por me ndikim demonik. Ky mashtrues minon në formën e “eminencave gri”, si anëtar i „Kabineteve të Kuzhinës“ ose si „këshilltar sekret“ nën hijen e pushtetit, siç i kishim disa nga Shqipëria, të cilëve edhe ua pamë sherrin.
Rasti Thaçi-Veseli kishin këshilltarë politik, të cilët paraqiteshin si një hero tragjik në arenën politike dhe u munduan ta luajnë lojë për ndriçimin njohurive të tyre – por më kot – bën një përpjekje, sepse “këshilla” ose “pushteti ndriçues” i tyre u zbeh sepse ata u imponuan si vendimmarrës mbizotërues, përfunduan si një hero tragjik në arenën politike.
Por kemi edhe asosh, siç njihen si “konsultimi i skeptikëve” i cili ndryshon nga të tjerët.
Këshilltarët në këtë rast, megjithëse portretizojnë këshilltarin politik si një figurë të zbehtë. Në të njëjtën kohë ata i mohojnë politikanit dhe çështjes, çdo shkëlqim ndriçues – duke e portretizuar atë kështu si një figurë të errët. Me pak fjalë: ata vetvetiu dyshojnë se këshilltari politik mund të përmbushë funksionin ndriçues (dhe të përhapur nga vetë ai); për shkak të kësaj ai thjesht humbë njohuritë e nevojshme, praktike të këshillim-dhënijes. Ndërsa “këshilltari euforik” duket disi më mirë, ai na paraqitet si avokat i zgjuar i sovranit, në shërbimin e të cilit ai pretendon ta ketë ndikimin e tij të mirë.
Këshilltarët brenda llojit
Shkenca e teorisë politike njeh edhe nuanca brenda përbrenda llojeve të ndryshëm të keshilltarëve politik, në këtë rast vlenë t´i përmendim katër figura të ndërlidhura mes veti: s´pari, kemi praktikuesin politik. Ky është vendimmarrës, merr vendime dhe është përgjegjës; s´dyti, kemi praktikuesin jo politik, i cili, si dallohet si artizan politik, për shembull si shërbyes civil i një burokracie ministrore, ekzekuton vendime të ndërmjetësuara; s´treti, keimi teoricientin apolitik. Ai rri larg fuqisë politike, pra është i zhvendosur në kullën akademike të fildishtë siç kemi rastin e shumë shkencëtarëve, i ngjan më shume një murgu i cili jeton i izoluar në manastir dhe nga andej ndjek reflektimet e tij pa vazhduar të përfsheht në vendimmarrjen politike; dhe s´katërti, kemi të bëjmë me teoricientin politik, i cili është ‘politik’ në kuptimin që ekspertiza e tij është e drejtpërdrejtë ose indirekte, këshillimet i ka të qëllimshme ose të paqëllimshme – ose mund të jenë gjetjet e dhëna në procesin e vendimmarrjes politike.
Këshilltari politik i ´vërtet´merr një të formuar nga këto katër figura pra, një pozicion të mesëm dhe ndërmjetësues: Ai vepron dhe ecën si një kryqëzim midis artit të ngadaltë, të zgjatur të politikës me dritë të shkurtër duke manovruar, midis administratës jopolitike dhe luftës politike, midis distancës dhe afërsisë me pushtetin.