“Përkrahja, shpërndarja e barabartë, transparenca e plotë dhe llogaridhënia, janë parimet tona qeverisëse në lidhje me politikat që do i ndërrmarrim për fermerët e bujqësinë e Gjilanit”, ka thënë Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan.
Hyseni, i cili është kandidat i kësaj Lëvizjeje për kryetar të komunës në garën e balotazhit që do të mbahet më 14 nëntor, ka thënë se një nga pikat më të rëndësishme që e kanë hartuar, është dhe subvencionimi i produkteve si qumështi me 5 cent për litër.
“Objektivat i kemi të qarta e të njëjta. Gjejmë gjuhën e përbashkët, flasim bashkë e bashkohemi në një zë të ri, e udhëheqje të re”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/