• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Jeta e një personaliteti

Redaksia 2LONLINE 1 Nëntor, 2021 9 min
 Jeta e një personaliteti

Gjithmonë kur shkruajmë për një figurë kemi parasysh ecjaket dhe rrugën deri te arritja e qëllimit të caktuar duke u bazuar edhe në pengesat dhe peripecitë e kaluara për të arritur te realizimi i synimeve dhe objektivave jetësore. Një rrugë e tillë e vështirë përplot ulje e ngritje dhe pengesa të tjera e ka përcjell edhe zhvillimin personal të autorit Dr.Xhavit Hajdari.

Nga: Selvete ABDULLAHU

Prandaj, autori pasi ka arritur të gëzoj pensionimin e tij sipas rregullave ligjore në fuqi, ka vendosur që përmes një libri me titull “ Kujtime e rrëfime jetësore” të pasqyroj një realitet të veprimtarisë dhe jetës së tij në përgjithësi. Me anë të këtij libri të sensibilizoj opinionin e gjerë rreth veprimtarisë dhe jetës së tij nëpër dekada. Për të ditur trungun e një familje duhet te nisemi nga rrënjët, pra nga fillesat e të parëve të saj dhe pikërisht për këtë autori e filloi librin e tij përmes një paraqitje deskriptive që shpalos historinë e tij familjare. Duke u nisur nga gjyshi e prindërit dhe vendi i lindjes e për të vazhduar me historitë e tjera në kohë të ndryshme dhe faza te ndryshme të zhvillimit fizik, psiqik dhe emocional të tij. Të gjitha këto faza të zhvillimit të karakterit dhe azhuriteteve shkencore e politike autori i ka realizuar me përkushtim dhe punë në kontinuitet gjithnjë në të mirë të vetës dhe në dobi të shoqërisë.

Gjatë leximit të librit e kemi parasysh në përceptimin tonë një jetë të bujshme me të gjitha karakteristikat e një njeriu punëtor që ka sfiduar kohën në të gjitha punët e aktivitetet e shumta që ka pasur edhe ate me suksese të plota si në profesion, familje, politikë e shoqëri. Shih për këtë citoj: “Jeta mendoj se është një aventurë e unë jam përpjekur që ta sfidoj përherë”. ( fq.10)

Prandaj, libri “Kujtime dhe rrëfime jetësore” fillon me vargjet e shkrimtarit, atdhetarit e veprimtarit të Rilindjes Kombëtare Andon Zako Cajupi

 Këtu është toka

Ku më ka rënë koka

Ku kam nënë e ku kam atë

Ku më njeh dhe guri  thatë

Citoj “Gruaja u bë mbrojtësja më e madhe e jetës” (fq. 4), mënyra se si e percepton autori gruan ka një rëndësi të veçantë dhe si fillesë i jep një racionalizëm te theksuar vet librit. Thënë shkurt është shumë e pranueshme kjo pikëpamje, por rrallë e diskutueshme në këtë formë.

Përshkrimi në hollësi i shkollimit fillor, te mesëm, mbrëmja e maturës viti 1972, regjistrimi në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë e shumë kujtime të tjera përcillen me fotografi, mandej shërbimi ushtarak në Armatën Popullore Jugosllave ishin sfidat dhe rrugë jo e lehte duke marrë parasysh rrethanat e kohës të viteve 80-ta ku shumë ushtarë shqiptar në atë periudhë ktheheshin në arkivole. Helmimi i nxënësve dhe kujdesja ndaj tyre në Spitalin Rajonal të Gjilanit, zgjedhja Deputet në Parlamentin e Kosovës në vitin 1998 nga radhët e LDK-së, puna në Ordinancën Specialistike Internistike “ Etika” 1992 dhe shumë hollësi të tjera janë pjesë e kësaj vepre me kujtime të detajuara me emra, vende dhe vite. Me sa duket autori ka shënuar çdo ngjarje në lidhje me veprimtarinë e tij për t’i përmbledhur tani të kompletuara dhe shumë të freskëta në një vepër biografike, interesante dhe mbresëlënëse.

Luftën dhe 78 ditët me bombardimet e NATO-s autori i përshkruan si ditë e net të rënda të ferrit të Dantes dhe net të gjata të Bartolomeut. Pjesë e rëndësishme është të ceket edhe fletarrestimi i lëshuar në vitin 1999 dhe aksioni për arrestim të autorit, peripecitë e bashkëshortes Shpresës dhe familjes e në këtë rast dhe arrestimi i gabuar i Xhavit Lenjanit dhe ushtrimi i dhunës fizike ndaj tij. Shpesh kur lexon histori te tilla njeriu ndihet sikur shikon një film apo diçka  larg imagjinatës së tij, por ata/ato që e kanë përjetuar atë periudhë të vështirë kohore e dinë se sa e rëndë ka qenë të shkollohesh, të punosh dhe të kyçesh në veprimtarinë ilegale të asaj kohe ku të gjithë ishin të lidhur rreth një kauze të përgjithshme me të vetmin qëllim lirinë e vendit. Autori nuk i ka neglizhuar as figurat qendrore që kanë punuar dhe vepruar në ngritjen, ndërtimin dhe paraqitjen e një imazhi të shkëlqyer këtij kombi e vendi duke filluar nga personalitetet kombëtare shqiptare, shkencëtar, shkrimtar, sportist, këngëtar si dhe nuk kaloi pa i përmend edhe dy kolos të rëndësishëm të kombit tonë Dr. Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari.

Autorin e karakterizon një ndershmëri, besueshmëri me parime etike të një profesionisti ashtu siç e përshkruajnë të tjerët gjatë bisedave të përbashkëta. Ndodhitë pas luftës së Kosovës 1999 janë pjesë e pa shmangshme e kujtimeve dhe historisë së librit bashkë me familjen e ngushtë e të gjerë  duke iu dedikuar çdo kujtim të mirë dhe të hidhur siç është aksidenti i nipit në moshë të re si dhe vdekja e vëllezërve dhe fisit në përgjithësi. Këto momente të rënda për autorin kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e tij gjë që nipin Nikun e kujton edhe përmes vendosjes së një fotografie në libër.

Dashuria për familjen paraqet një kohezion në mes traditës sonë, empatisë dhe lidhshmërisë së gjakut e të fisit. Përmes leximit të këtij libri ne ndjejmë dhe shohim një respekt dhe mirëkuptim të plotë familjar në përgjithësi. Shih për këtë citoj: Katër fëmijët e vëllait, Ilazit  unë i kam emëruar vetëm me një porosi nga vëllai:” zgjidh një emër të bukur dhe shqip”. Autori jep një pasqyrë te mirëfilltë se si ka qenë mardhënja dhe raportet e tij në familje dhe si krijohet klima harmonike, besimi, dashuria, kujdesi dhe ruajtja e raporteve të shëndosha familjare e shoqërore poashtu. E gjithë kjo arrihet duke u mbështetur vetëm në tri aspekte: dashuri, ndihmë dhe respekt reciprok. Ndoshta shpeshë edhe aspekti konvencional është i favorshëm në familje duke u bazuar në një maturi dhe ndërgjegje kolektive. Mendoj se duke u nisur nga  ky aspekt kemi një mesazh të fortë që ndihmon shoqërinë tonë drejtë një uniteti fillimisht familjarë e pastaj social. Libri plotësohet me disa fotografi familjare dhe personalitete të ndryshme që kanë ecur gjatë rrugëtimit politik dhe profesional me autorin si dhe diploma, mirënjohje dhe certifikata.

Libri “kujtime e rrëfime jetësore” është një biografi e pasur me ndodhi të jetës reale në faza dhe etapa të ndryshme kohore poashtu dhe vende të ndryshme. Një laramani aktivitetesh shumë të ngjeshura bashkë me punën profesionale të një internisti dhe politikani për shumë vjet kështu që për lexuesin do të jetë një eksperienca ndryshe dhe sfiduese se si arrin një individ të kryej disa punë  njëkohësisht dhe në mënyrë të suksesshme.

Ky libër bartë një mesazh të fuqishëm se njeriu kur dëshiron diçka e arrin në jetë. Të plotësosh unin dhe objektivat që i ke vënë si prioritet vetes duke mos iu dorëzuar kohës dhe situatës është një sfidë që realizohet vetëm me punë, përkushtim dhe vullnet.

Po të mos e kisha lexuar këtë libër Dr. Xhavit Hajdarin do ta kisha njohur vetëm si një mjek internist. Prandaj, puna e mjekut vazhdon në shërbim te qytetarëve në nevojë, kurse gjurmët mbesin në kohë. Doktorit i uroj shëndet dhe gjithë të mirat.  /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Gjilan libri Selvete Abdullahu Vjeshta letrare Xhavit hajdari
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023
Gjilan

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023
Gjilan

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023
Info+

Kryetari Haliti vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Viti, në prag të

22 Mars, 2023
Lajme të ngjashme

Hidromorava me aktivitete shënon Ditën Botërore të Ujit

22 Mars, 2023

Urimi i kryetarit të KBI në Gjilan, për muajin e Ramazanit

22 Mars, 2023

Arrestohet kontrabandisti i kërkuar

22 Mars, 2023

Shënohet Dita Botërore e Ujit

22 Mars, 2023

Riad Rashiti: Lajme të mira për qytetarët e Gjilanit

21 Mars, 2023

Reagon LDK: Përpjekje e mjerë dhe e lodhur e z. Hyseni për ta mbuluar mospunën, mosdijen e mungesën e vizionit zhvillimor

21 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com