“Ishim në vizitë tek familja Ibrahimi e cila është një nga tri familjet strehuese në Gjilan. Këto familje ofrojnë mbështetje e dashuri për shumë fëmijë pa përkujdesje prindërore, mirëpo komuna e Gjilanit nuk ka arritur të ofrojë mjaftueshëm mbështetje për ta përtej asaj që e kanë marrë nga institucionet qendrore”, ka thënë Hyseni iVetëvendosjes.
“Asnjë mbështetje financiare nuk mund të shpaguajë fisnikërinë e këtyre familjeve, por prapëseprapë do të mundohemi që gjatë qeverisjes sonë komunale të ofrojmë mbështetje edhe nga niveli lokal; sepse Lëvizja është për të gjitha shtresat”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/