Lëvizja Vetëvendosje është në procesin e brendshëm zgjedhor dhe se ky proces pas përfundimit të një fazë të rëndësishme ka hyrë në nivelin e dytë dhe të tretë organizativ, ku, ndër tjerash, parashihet edhe zgjedhja e kryetarëve të Qendrave, e në këtë kontekst edhe e atij në Gjilan.
Me këtë rast, Alban Hyseni, që drejton komunën e Gjilanit, e që vije nga kjo Lëvizje, ka bërë me dije se do të kandidojë për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan.
Ja postimi i tij i plotë:
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!,
Të dashur aktivistë,
Sot dorëzova kandidaturën time për Kryetar të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan.
Qendra jonë ka përfunduar një fazë të rëndësishme në procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe tani kemi hyrë në afatet e nivelit të dytë, atë të kandidaturave për kryetarë të qendrave.
Përmes demokracisë së brendshme dhe parimit një anëtar një votë, ne si subjekt politik po zgjedhim organet drejtuese për mandatin e ri katër vjeçar.
Besimi juaj gjatë proceseve nëpër të cilat kemi kaluar së bashku ishte qenësor për mua.
Tani për rrugëtimin tonë të përbashkët në udhëheqjen e Qendrës në Gjilan, në parimet e Lëvizjes dhe vlerave që përfaqëson, besimi dhe mbështetja juaj është përgjegjësi dhe detyrë për mua njëkohësisht.
Bashkë për Lëvizjen. /2LONLINE/