Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka shoqëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, gjatë vizitës në Zhegër, ku kanë rifilluar punët në palestrën e sporteve, ka thënë ndër tjerash se sportistët e sportdashësit e Grykës së Karadakut aktivitetet sportive do t`i zhvillojnë e t`i ndjekin në një objekt bashkëkohor.
I pari i Gjilanit, ka bërë me dije se vlera e këtij projekti është 1.2 milionë euro dhe pritet të përfundojë brenda vitit 2022 dhe se, sipas tij: “…ka, për t`iu dhënë mundësi sportistëve dhe sportdashësve të këtij lokaliteti të madh të Grykës së Karadakut që aktivitetet sportive t`i zhvillojë e t`i ndjekë në një objekt bashkëkohor”.
Përndryshe, Palestra e Sporteve në Zhegër do të kapacitet prej 800 ulëseve dhe i plotëson nevojat e këtij lokaliteti, i cili ka edhe një klub hendbolli, KH Zhegra, që garon në Superligën e Kosovës. /2LONLINE/