DYLON

Vihet gurthemeli i xhamisë në fshatin Uglar të Gjilanit

Vihet gurthemeli i xhamisë në fshatin Uglar të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Gjilan, 24 dhjetor 2021 – Është vënë të premten gurthemeli i xhamisë së re në fshatin Uglar të Gjilanit, në ceremoninë ku mori pjesë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, myftiu i Republikës, Naim Tërnava, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e mysafirë të shumtë.

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, pasi uroi banorët për fillimin e xhamisë, ka konfirmuar thellimin e bashkëpunimit në mes institucioneve të Komunës dhe Këshillit të Bashkësisë Islame.

EkoHigjiena

“Është gurthemeli i njërës prej shtëpive të Zotit që praktikisht secilit besimtar këtu i krijon mundësi e kushte më të mira e të dinjitetshme për praktikimin e besimit. Për mua si kryetar është shumë me rëndësi që ta thellojmë bashkëpunimin e Komunës me Këshillin e Bashkësisë Islame. Zotohem se do të jem i hapur dhe i gatshëm që të shërbejmë në të mirë të qytetarëve dhe të jemi në dispozicion të Bashkësisë Islame për çdo nevojë e projekt. Urime e ta gëzoni xhaminë”, ka thënë kryetari Hyseni.

Ai tha se përmes Bashkësisë Islame ne arrijmë të përçojmë mesazhe të paqes, të tolerancës e të respektit të ndërsjelltë.

Në këtë ngjarje mesazhet e tyre i kanë dhënë edhe myftiu i Republikës, Naim Tërnava, kryetari i KBI-së në Gjilan, Naim Aliu dhe imami i xhamisë së fshatit Uglar, Burhan Zejnullahu, të cilët kanë kërkuar nga njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë për përfundimin sa më të shpejt të kësaj xhamie. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.