U mbajt takimi me struktura të Lëvizjes, ku kandidati për kryetar të Qendrës, Alban Hyseni, dhe kandidatja për kryetare të gruas Arijeta Rexhepi, shpalosën platformën e tyre udhëheqëse për mandatin 4 vjeçar. Njëkohësisht u prezantuan dhe kandidatët për kryetarë të rinisë. Genc Halimi dhe Lirak Haziri.
“Si Kryetar i Qendrës në Gjilan, do të jem i përkushtuar në organizimin e brendshëm, bashkëpunimin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me strukturat e reja për të zbatuar në mënyrë efektive platformën time dhe ato të Gruas e Rinisë në Vetëvendosje”, ka thënë Alban Hyseni, i cili para aktivistëve e anëtarëve të Lëvizjes, ka shpalosur platformën për mandatin katërvjeçar për udhëheqjen e strukturave të Vetëvendosjes në Gjilan.
Ja postimi i tij i plotë:
Platformën për mandatin 4 vjeçar për udhëheqjen e strukturave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kisha kënaqësinë ta shpalosja para aktivistëve e anëtarëve të Lëvizjes.
Si Kryetar i Qendrës në Gjilan, do të jem i përkushtuar në organizimin e brendshëm, bashkëpunimin dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me strukturat e reja për të zbatuar në mënyrë efektive platformën time dhe ato të Gruas e Rinisë në Vetëvendosje.
VETËVENDOSJE! do të thotë Lëvizje e gjerë, struktura të reja, drejtim progresist dhe organizatë e fuqishme.
Ju ftoj të gjithëve të votoni në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, këtë të diel të 25 shtatorit, e të përmbyllim procesin zgjedhor suksesshëm.
Na priftë e mbara.