“Në takimin e karakterit falënderues të mbajtur me strukturat dhe qytetarët e Rrugës së Prishtinës, gjetëm frymën e fitores”, ka thënë Alban Hyseni i Vetëvendosjes.
Hyseni do të jetë kandidat i kësaj Lëvizje që do të ballafaqohet në balotazhin e 14 nëntorit, në garën për kryetar të komunës së Gjilanit.
“Mobilizimi i madh i qytetarëve të asaj lagje, sikurse në çdo lagje e fshat të komunës, na konfirmon besimin e madh qytetar në Lëvizjen Vetëvendosje. Zëri i ri i komunës, do ia sjell Gjilanit udhëheqjen e re me ndryshimet e nevojshme”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/