DYLON

Ish kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi – Emini, femra më e votuar për Asamblenë e Gjilanit

Ish kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi – Emini, femra më e votuar për Asamblenë e Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Tani më që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) , ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokalee  të 17 tetorit për Asamble Komunale, mësohet se në Kuvendin Komunal të Gjilanit që përbëhet prej 35 anëtarëve, 11 do të jenë femra, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Referuar votave të fituara në zgjedhjet e 17 tetorit, Shpresa Kurteshi Emini (LDK),  ish kryesuesja e Kuvendit, të përbërjes së fundit, del të jetë femra më e votuar.

EkoHigjiena

Ajo ka marr 773 vota,  duke lënë pas bashkëpartiaken Teuta Suliqi me 728 vota.

Ja kështu janë votuar të gjitha kanddatet femra që kanë fituar ulëse.

LDK:

Shpresa Kurteshi Emini  – 773

Teuta Suliqi  – 728

Aferdita Balaj Ajdini – 573

Drenushë Maloku – 566

Gresa Avdiu – 513

Lëvizja Vetëvendosje:

Krenare Latifi Kqiku – 514

Mimoza Kadriu Qerimi – 372

Ardhmerije Jakupi Musliu – 336

Partia Demorkatike e Kosovës (PDK)

Leonora Morina Bunjaku – (bartëse e listës)

Suzana Selimi – 198

Aleanca për Ardhmëroinë e Kosovës (AAK)

Ardita Ukshini – 430

Përndryshe, ndonëse KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për 38 Kuvendet Komunale, pas shpalljes së rezultateve, në afat brenda 24 orësh, subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. /2LONLINE.com/