“U mirëpritëm në Livoç të Poshtëm, e ku diskutuam me banorët në lidhje me projektet dhe kërkesat e tyre më urgjente, të cilat ndikojnë në mënyrë direkte në jetën e përditshme”, ka thënë Alban Hyseni nga Lëvizja vetëvendosje.
Duke iu referuar këtij takimi, Hyseni, i cili do të garojë për kryetar të komunës së Gjilanit, në balotazhin e 14 nëntorit, ka shtuar tutje se dukshëm bie në sy edhe shqetësimi që Vetëvendosje e ka shfaq, e që ka përpiluar edhe projekte konkrete në lidhje me infrastrukturën në këtë zonë.
“Këto shqetësime infrastrukturore, do gjejnë zgjidhjen që banorët e Livoçit të Poshtëm e meritojnë, e për të cilat presin tash e sa vite. Ka ardhur koha e një zëri të ri e udhëheqje të re, që mendon dhe vepron për Livoçin e Poshtëm e për krejt Gjilanin”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/.