“Në ecjen e takimin me strukturat e qytetarët e lagjes 28 nëntori, na treguan për problemet e shumta të tyre por gjetëm një frymë pozitive, frymë e cila do konfirmon fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Alban Hyseni nga kjo Lëvizje.
Siç dihet, Hyseni është kandidat për kryetar komune, nga kjo Lëvizje, në garën e balotazhit që pritet të mbahet me 14 nëntor.
“Pasi i falënderuam për përkrahjen dhe angazhimin, u zotuam për realizimin e projekteve tona, që kanë synim ngritjen e mirëqenies qytetare. Me energji të re, për ndryshim”, ka thënë Hyseni. /2LONLINE.com/