“Bizneset e mesme dhe të vogla qëndrojnë në vëmendje të qeverisjes sonë, duke patur parasysh potencialin e tyre për rritje e zhvillim, që rrjedhimisht ndikon në mënyrë pozitive edhe në nivelin lokal të komunës”, ka thënë Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, që njëherësh do të jetë kandidat i kësaj Lëvizjeje në garën e balotazhit të 14 nëntorit për kryetar të komunës së Gjilanit.
Hyseni shtoi se mirënjohje të veçantë dhe admirim për punëtorë si Plagu Nuhiu, mjeshtër në gdhendje dhe përpunim metali. “Si z. Nuhiu ka plot në Gjilan, e vëmendja e veçantë është përgjegjësi dhe detyrim, për të gjithë ata që kanë sakrifikuar gjithë jetën për familjet e tyre e për Gjilanin”, ka thënë ai.
Hyseni tha se tani e tutje, ka zë të ri, tash e tutje ka udhëheqje të re. /2LONLINE.com/