DYLON

Alban Hyseni i Vetëvendosjes vazhdon takimet mobilizuese, takon strukturat dhe të rinjtë e Lladovës

Alban Hyseni i Vetëvendosjes vazhdon takimet mobilizuese, takon strukturat dhe të rinjtë e Lladovës
Avatar photo Redaksia

“Krejt të rinjtë e Lladovës me Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Alban Hyseni, që në balotazhin e 14 nëntorit, do të garojë si kandidati i kësaj Lëvizje për kryetar të komunës së Gjilanit.

“Në vazhdën e takimeve mobilizuese, mbajtëm takim me struktura tona dhe me të rinjtë në Lladovë. Rinia aktive është vlerë e një vendi. E tillë është rinia e Lladovës, e cila është e përkushtuar për të sjellë frymë të re qeverisëse”, ka thënë Hyseni.

EkoHigjiena

Ai bëri me dije se i ka falënderuar të gjithë për angazhimin e pashoq, ndërsa u shpreh se mobilizimi të cilin e gjetën aty, ua rikonfirmon vullnetin për qeveri të re me energji të reja.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.