“Në takimin e mbajtur me mësimdhënës të komunës sonë, i dëgjuam për problemet e shumta që ata kanë dhe shqetësimet që i preokupojnë ata”, ka bërë me dije, Alban Hyseni i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan .
“Me qeverisjen e re të Lëvizjes, do të krijohen kushte më të mira të punës, dhe mbi të gjitha punësimet partiake e nepotiste gjatë qeverisjes tonë marrin fund. Vetëm kur të kemi profesionistë të fushave, bashkë me sistem të avancuar, sigurojmë arsim më të mirë dhe garantojmë sukses për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Alban Hyseni që është kandidat i kësaj Lëvizjeje, për kryetar të komunës së Gjilanit, në balotazhin që do të mbahet më 14 nëntor. /2LONLINE.com/