DYLON

LDK: Mbështetja ndaj Lutfi Hazirit po rritet çdo ditë e më shumë, ftohet në dhjetëra takime me iniciativa të grupeve të qytetarëve

LDK: Mbështetja ndaj Lutfi Hazirit po rritet çdo ditë e më shumë, ftohet në dhjetëra takime me iniciativa të grupeve të qytetarëve
Avatar photo Redaksia

Mbështetja ndaj kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, po rritet çdo ditë e më shumë, në qytet e fshatra. Dhjetëra takime janë organizuar sot me iniciativa të tyre, në mbështetjen ndaj programit zhvillimor për Gjilanin 2021+, bënë të ditur LDK-ja e Gjilanit.

Kryetari Haziri ka thënë se mbështetja e qytetarëve, në veçanti ndaj atyre që po e ftojnë me vet-iniciativë, i bën nder dhe e më të përgjegjshëm në punë.

EkoHigjiena

“Besimin e madh i qytetarëve që po e marrë çdo ditë, në veçanti prej atyre që po organizojnë takime me iniciativa të tyre, e konsideroj tepër të rëndësishëm dhe garancë e fitores së madhe të programit 2021 +, më 14 nëntor. Faleminderit nga zemra për mbështetjen. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.