Ansambli i Këngëve dhe Valleve “ Kemajl Azizi” nga Vitia, është pranuar zyrtarisht partner i Organizatës CIOFF, që përndryshe është partner zyrtar i UNESCO-s, (Organizata për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara).
Kjo pasi që me të gjitha votat e shteteve anëtare me të drejtë vote, është votuar në kongresin 50-të në Budabest të Hungarisë që A.K.V “Kemaj Azizi” nga Kosova të jetë partner zyrtar i kësaj organizate që cilësohet si ndër më të mëdha në botë.
Arsim Abazi, Drejtor Ekzekutiv i AKV “Kemaj Azizi”, ka potencuar rëndësinë e pranimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare duke thënë se Integrimi ne arenën ndërkombëtare për promovimin e trashëgimisë kulturore në nivel ndërkombëtar është shumë e rëndësishëm për vendin tonë.
Ai shtoi se përmes tyre, Kosova po promovon vlerat e mirëfillta kulturore të etnosit shqiptar në çdo cep të botës.
Drejtori Abazi falënderoj të gjithë ata që kanë mbështetur A.K.V “Kemaj Azizi” në këtë arritje në veçanti kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti më pas edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ambasadën e Kosovës ne Hungari por edhe të gjithë artistet e këtij ansambli për punën e tyre të madhe duke u zotuar se ata do të vazhdojnë të promovojnë vlerat e mëdha që ka kultura shqiptare në Kosovë. /2LONLINE.com/