• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Nacionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Redaksia 2LONLINE 15 Nëntor, 2021 4 min
 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti në takim Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq

Me nderime të larta shtetërore, në ceremoninë e organizuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, priti Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, z.Andrej Plenkoviq.

Në vizitën e tij të parë në Kosovë, Kryeministrit të Republikës së Kroacisë, z. Andrej Plenkoviq, iu urua mirëseardhje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga kryeministri Kurti.

Në takimin e përbashkët ndërmjet dy kryeministrave, anëtarëve të kabineteve e përfaqësuesve të tjerë institucionalë, u theksuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira ndërmjet dy popujve dhe dy republikave.

U bisedua për mundësitë e potencialin që kanë dy qeveritë për bashkëpunim bilateral, që do të sigurojë ringjallje më të shpejtë nga kriza e shkaktuar si rezultat i pandemisë COVID-19, duke përfshirë ngritjen e investimeve si dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare.

U diskutuan hapa konkret drejt avancimit të zbatimit të dymbëdhjetë marrëveshjeve të arritura më herët ndërmjet dy shteteve, për arsimin, shkencën, kulturën dhe ekonominë, si dhe shtatë marrëveshje të tjera, që pritet të finalizohen së shpejti.

Kryeministri i Republikës së Kosovës i ndau Mirënjohje Kryeministrit të Republikës së Kroacisë, për miqësinë, marrëdhëniet e shkëlqyeshme dhe mbështetjen historike të Republikës së Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit.

Në takim ishin të pranishëm edhe z. Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, znj. Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë, dhe z. Enver Dugolli, deputet i Kuvendit të Kosovës, Grupi i Miqësisë Kosovë – Kroaci; me anëtarët e delegacionit kroat: Znj. Danijela Barishiq, Ambasadore e Kroacisë në Kosovë, z.Zvonko Milas, Shef i Zyrës Qendrore Shtetërore për Kroatët Jashtë vendit, znj. Ermina Lekaj Përlaskaj, deputete e Kuvendit të Kroacisë, dr. Josip Samarxhiq, Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Slavonski Brod, si dhe z. Josip Glasnoviq, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike në Rio 2016.

Për të biseduar për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik, takimit iu bashkuan edhe përfaqësuesit nga komuniteti kroat i biznesit: znj. Gordana Kovaqeviq, Presidente e Bordit Drejtues të Nikola Tesla Ericsson, z. Milan Zhivkoviq, Drejtor për Zhvillim të Biznesit në Ericsson Nikola Tesla, z. Ivan Tomshiq, Konçar – Elektroindustrija d.d., z. Boris Brestovac, Konçar – Elektroindustrija d.d., znj. Ines Obradoviq, Drejtore e Sektorit për Çështje Ndërkombëtare, Oda Ekonomike Kroate, drejtuesit e ndërmarrjeve publike të Kosovës z. Nagip Krasniqi, Kryeshef Ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, znj. Burbuqe Hana, ushtruese e detyrës së Kryeshefit të Telekomit të Kosovës; si edhe znj. Nora Hasani, Drejtore Ekzekutive, Shoqata e Bizneseve Gjermano-Kosovare. /2LONLINE.com/

Etiketa:aktuale Albin Kurti Andrej Plenkoviq Kryeministri i Kosovës Kryeministrin e Kroacisë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj

1 Korrik, 2022
Art/Kult

AKV “Kemajl Azizi” nga Vitia shkëlqen në Turqi me performancën e saj

1 Korrik, 2022
Nacionale

Nga ky muaj edhe fëmijët e lindur në vitin 2014 mund të

1 Korrik, 2022
N'rrjet

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022
Lajme të ngjashme

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe 17 oficerë të rinj të karrierës

1 Korrik, 2022

FSK-së i shtohen radhët me xhenierë luftarakë të rinj

1 Korrik, 2022

Komuna e Gjilanit iu bashkua minimaratonës humanitare “Vrapo për Autizëm” 2022

1 Korrik, 2022

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022

Komuna e Vitisë furnizon zjarrfikësit me pajisje të nevojshme

30 Qershor, 2022

Italianët trajnojnë pjesëtarët e FSK-së për shpëtim në male

30 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com