Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani” është shpërblyer me çmimin si orkestra më e mirë në Festivalin “Ballkan Fest”, i cili u mbajt në Kumanovë më 18 dhe 19 tetor.
Në këtë festival morën pjesë grupe nga të gjitha trojet shqiptare, duke e bërë evenimentin edhe më të veçantë.
Nga ana tjetër Mustafë Bajrami, u shpall instrumentisti më i mirë i festivalit, një arritje që tregon talentin dhe përkushtimin e tij
Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport i Komunës së Gjilanit, Kushtrim Zeqiri, shprehet i lumtur që Ansambli i Këngëve dhe Valleve “AKV Gjilani”është shpërblyer me çmimin si orkestra më e mirë në festivalin “Ballkan Fest”, i cili u mbajt në Kumanovë.
Ai premton mbështetje jo vetëm për këtë ansambël, por edhe për grupet tjera kulturore, rinore e sportive si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
Nga ana tjetër edhe nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Gjilani”, falënderojnë drejtorin e Kulturës, Kushtrim Zeqirin, për mbështetje të pakushtëzuar dhe sigurimin e transportit që bëri të mundur pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetje dhe dashuri. Ne do të vazhdojmë të përfaqësojmë kulturën tonë me krenari”, thonë nga AKV “Gjilani”. /2LONLINE/