Sipas raportit të fundit të Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) aktualisht në vendin tonë janë 5 mijë e 567 raste aktive me COVID-19.
IKSHPK njofton se numri total i rasteve pozitive është 54.560 raste nga 201.918 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.388 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.605 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.567. /2LONLINE.com/