Referuar raportit të ditës së sotme, hartuar nga dr. Sadie Namani, specialiste- infektologe, bëhet e ditur se në Klinikën Infektive janë të shtrirë 21 pacientë, 12 prej tyre janë me Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:
8 raste janë në gjendje stabile.
4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.