DYLON

Kastrati kërkon nga qytetarët të mos shkaktojnë zjarre të cilat e dëmtojnë natyrën e Kamenicës

Kastrati kërkon nga qytetarët të mos shkaktojnë zjarre të cilat e dëmtojnë natyrën e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Pesë hektarë tokë shtetërore në Komunën e Kamenicës janë kapluar nga zjarri. Ekipet e zjarrëfikësive kanë dalë në vend të ngjarjes për të reaguar në mënyrë që zjarri të mos përhapej.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke i lutur qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos shkaktojnë zjarre, ka thënë se veprimet e tilla janë shqetësuese dhe të dëmshme për natyrën e mrekullueshme që ka Kamenica.

“Nga Policia e Kosovës kemi pranuar lajmin që pesë hektarë tokë shtetërore, janë kapluar nga zjarri. Ekipet e Zjarrëfikësve kanë shkuar menjëherë në vend të ngjarjes për të intervenuar në mënyrë që zjarri mos të përhapej. Veprimet e tilla janë shqetësuese dhe të dëmshme për ambientin e natyrën e mrekullueshme që Kamenica ka. Lus qytetarët që të kenë kujdes maksimal dhe të mos shkaktojnë zjarre nga djegia e hamulloreve e mbeturinave. Në këto temperatura thatësia është e madhe dhe zjarri mund të përhapet shpejt”, ka thënë Kastrati.

EkoHigjiena

Ta ruajmë ambientin, të jemi të ndërgjegjshëm ndaj botës bimore e shtazore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.