Në Radiologjinë e Spitalit të Përgjithshëm Gjilan aktivizohet sistemi digjital i teknologjisë më të re PACS System (picture archiving and communication system), sistem i arkivimit dhe komunikimit të imazheve.
PAKS është metodë digjitale e ruajtjes dhe transferit të të dhenave (imazheve dhe raporteve).
Paksi funksionon në atë mënyrë që ekzaminimet e bëra në radiologji përcillen prej aparaturës deri te radiologo në kohë reale, pastaj imazhet e fituara ekzaminohen, vlerësohen dhe bëhet raporti i cili në mënyrë elektronike shkon tek mjeku udhëzues.
Ky sistem u mundësua nga kompania Medica, sistem i cili lehtëson dhe shpejton punën në dërgimin e të dhënave tek mjeku udhëzues, gjë që mundëson arritjen e shpejt të diagnozës radiologjike. /2LONLINE/