Bëni të paktën 10 minuta stërvitje në ditë, dhe do t’ju jetë falenderues jo vetëm trupi, por dhe mendja juaj.
Një studim i kohëve të fundit i publikuar në revistën JAMA Psychiatry mbështeti teorinë se aktiviteti fizik është një strategji parandalimi efektiv për depresionin, pasi sipas tyre vetëm 10 minuta stërvitje në ditë mund të kenë një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin mendor.
Aktiviteti fizik rrit ndjeshmërinë, lehtëson stresin dhe përmirëson gjumin. Madje stërvitja kardio mund të ndalojë ndjenjën e ankthit, mendimet e këqija dhe të rrisë adrenalinën.
Shifrat e publikuar në revistën JAMA Psychiatry për vitin 2018 treguan se 66% e meshkujve dhe 58% e grave të moshës 19 vjeç e lart e patën të vështirë të ndiqnin një stërvitje të përditshme.
Megjithëse sipas psikologëve perceptimi ynë i stërvitjes formohet që në fëmijëri, statistikat e vitit 2017 nga Enti i Shëndetit Publik zbuluan se deri në vitin e fundit të shkollës fillore, vetëm një pjesë e vogël e fëmijëve bëjnë sasinë e rekomanduar të stërvitjes ditore.