DYLON

Qendra “Pema” feston gjashtë-vjetorin e themelimit

Qendra “Pema” feston gjashtë-vjetorin e themelimit
Avatar photo Elife Sherifi

Qendra e kujdesit ditor “Pema” sot festoi  gjashtë-vjetorin e themelimit të saj.

Krahas vështirësive që ka hasur gjatë këtij rrugëtimi dhe ballafaqim me shumë sfida, kjo qendër vazhdon punën dhe perkushtimin duke rritur edhe më shumë llojet e shërbimeve për fëmijët me nevoja të veçanta dhe kategorive të tjera të cënueshme.

Në pervjetorin e gjashte të qendres se kujdesit ditor “Pema” në Gjilan, Vali Ranch ka shtruar drek për fëmijët dhe prindërit e kësaj qendre.

EkoHigjiena

Po ashtu, Fehmi Ferati, pronar i Vali Ranch, në shenj mbeshtetje të kesaj qendre, çdo muaj ka ofruar nga 100 euro dhe drek për femijet ku çdo sherbim e kanë  pa pagesë, perfshirë  kalërimin dhe lojërat përkatese.

Po ashtu, këtë udhëtim e mundësoi kompania “Viktoria tours”, me pronar Mustaf Duboven, ku në bashkpunim me drejtorin e stacionit të autobusave, Avni Hajrullahu, ne çdo udhetim te fëmijëve, kanë ofruar transportin falas.

Shërbimet që ka ofruar kjo qendër janë: shërbime psiko-sociale, fizioterapi, logopedi, etj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.